Kërko nje dhomë
Open Restaurant

Bel Conti Hotel për të qenë sa më pranë dëshirave tuaja në sezonin e verës ka menduar që të ketë edhe Open Restaurant apo restorant në natyrë, aty ku dielli dhe deti ndihen në pjaten tuaj, aty ku njeriu dhe natyra shkrihen në një. Për të gjithë ata që dëshirojnë të mos i ndahen diellit dhe ajrit të pastër të detit për asnjë sekondë, Restoranti Bel Conti propozon që ju të zgjidhni nga menu me bazë peshku deri tek gatimet tradicionale apo ato mesdhetare, pikërisht aty ku shefi i kuzhinës gatuan për ju me pamje të plotë nga kopshti i gjelbër dhe bregdeti. Pikërisht, këto momente në restorantin Bel Conti marrin përmasa edhe më të veçanta. Si kudo tjetër edhe këtu një vëmendje të veçantë i kushtojmë edhe kujdesit për fëmijët. Bufeja e pasur me supa te dites, antipasta, peshk, perime te ndryshme, fruta dhe patjetër me ëmbëlsira e akullore, të cilat përmbushin të gjitha kërkesat e klientëve familjarë pasi ushqimi i shëndetshëm është baza për pushime të këndshme. Menusë së pasur nuk mund t’i mungojë kurrësesi edhe gama e gjerë e kantinës së verërave për kategori të ndryshme shijesh.


# # # # # # # # # # # # # # # # # # # # # # # # # # # # # # #