Kërko nje dhomë
Ture Kulturore

Shqiperia, vendi me I vogel I Ballkanit, zoteron nje pasuri te padiskutueshme monumentale, arkeologjike, historike e artistike, si rralle ne vende te tjera, qe I ka bazat e saj rreth 100 mije vjet me pare. Pjese e kesaj lashtesie dhe historie, eshte edhe qyteti i Durresit.

Durresi, nje nga qytetet me te lashta te Shqiperise, me nje pamje mahnitese, ndodhet jo shume larg nga kryeqyteti I Shqiperise, Tirana.

Durresi laget nga ujrat e detit Adriatik ne perendim, ku nje vend te rendesishem ze Porti I Durresit, porti me I madh e me kryesor qe eshte ura lidhese me e fuqishme me perendimin.

Durresi, mund te krahasohet me qytetet me te medhenj te Mesdheut antik e mesjetar, me nje histori rreth 3000 vjeçare. Histori e cila fillon ne fund te shetitores Taulantia ne Muzeun Arkiologjik, i cili i perket shkeullit te 1dhe te 2- te eres sone. Amfiteatri i Durresit per nga madhesia mund te krahasohet me amfiteatrin e Polas dhe te Pomeut. Ka forme elipsi dhe nje kapacitet 15 - 20mije spektatore, fakt ky qe ne menyre indirekte deshmon numrin e larte te popullsise se Durresit gjate antikitetit. Amfiteatri i durresit ka nje arkitekture te vecante . Teknika e ndertimit te amfiteatrit eshte nje perzierje e murit me gur duke u alternuar me pese deri ne shtate rreshta tullash te lidhura me llac.

Qyteti i Krujës gjendet 50 km në verilindje të Durresit. Kruja është një qytet mesjetar. Ajo përmendet për herë të parë si një qendër episkopale në vitin 879. Turqit osmanë e pushtuan dy herë në vitet 1396 dhe 1415. Pas daljes në skenën e historisë të Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriotit dhe të rikthimit të tij nga Turqia më 1443, Kruja u shndërrua në simbol të rezistencës popullore kundër rrezikut nga perandoria Osmane. Ishte kjo kohë kur qyteti i Krujës u bë i njohur në të gjithë Europën. Qyteti ndodhet në një lartësi prej 560 metrash mbi nivelin e detit, mbi një shpat mali, prej të cilit vizitorët kanë mundësinë të shikojnë një pamje mjaft të bukur drejt perëndimit në detin Adriatik. Kalaja e Krujës u ndërtua gjatë shekujve të 5-të dhe 6-të dhe ka formë eliptike me sipërfaqe prej 2.25 hektarësh. Muret rrethuese janë të përforcuara nga 9 kulla të cilat shërbenin për vëzhgim dhe sinjalizim gjatë periudhave të luftrave. Brenda mureve të kalasë gjenden ende disa shtëpi të banuara. Në kala ndodhet muzeu etnografik Gjergj Kastrioti që i dedikohet luftrave të tij 25 vjeçare, me qëllim mbrojtjen e Shqipërisë nga pushtimi osman. Aty ndodhen mjaft dokumenta dhe elementë arkitektonikë që i japin muzeu një atmosferë të veçantë.

Rrugës për në kala ndodhet pazari i vjetër mesjetar i Krujës. Veçoria e tij kryesore janë rruga me kalldrëm dhe dyqanet e ndërtuara me dru. Këtu turistët mund të gjejnë mjaft objekte dhe suvenire siç janë punimet artizanale të filigramit, alabastrës, argjendit, bakrit, punimet e drurit, qylymave të leshit, antikuare etj.

Nuk ka rëndësi nëse na vizitoni në verë apo në dimër: Bel Conti Hotel është në pritje për t'u zbuluar. Dhe kjo vlen për të mëdhenj dhe të vegjel!

 


# # # # # # # # # # # # # # # # # # # # # # # # # # # # # # #